Telegrafi

Messi ende lojtari më i paguar në botë, asnjë lojtar i klubeve gjermane në Top-10

E përditshmja franceze, “L’Equipe” ka publikuar një listë prej dhjetë lojtarëve më të mirë në Evropë.

Nuk është çudi që në vendin e parë është golashënuesi më i mirë i Barcelonës dhe fituesi i pesëfisht i “Topit të Artë”, Lionel Messi.

Futbollisti është në vendin e parë në saje të fitimeve mujore prej 8.3 milionë eurove përderisa shumë prapa është rivali i madh, Cristiano Ronaldo dhe francezi, Antoine Griezmann.

Ronaldo në aksion në Serie A

Ronaldo, i cili u transferua nga Reali në Juventus këtë vit për 105 milionë euro, ka një pagë prej 4.7 milionë eurove në muaj, ndërsa Grizmann, futbollisti i Atleticos së Madridit, merr 3.3 milionë euro.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar mund të llogarisë në 3.06 milionë euro, ndërsa sulmuesi Barcelonës, Luis Suarez është i pesti në listën e më të paguarve me 2.9 milionë euro.

Antoine Griezmann

Interesant është fakti se në Top-10 nuk është asnjë lojtarë i ndonjë skuadre të Bundesligës. Lojtari më i paguar në Gjermani është i Bayern Munichut, Robert Levandovski me një pagë mujore prej 1.33 milion eurove.

Është e nevojshme të theksohet se të gjitha përfitimet e përmendura janë me zbritje të taksave.

Më poshtë keni listën e dhjetë futbollistëve më të paguar në botë.

1. Lionel Messi (Barcelona) 8.3
2. Cristiano Ronaldo (Juventus) 4.7
3. Antoine Griezmann (Atletico) 3.3
4. Neymar (PSG) 3.06
5. Luis Suarez (Barcelona) 2.9
6. Gareth Bale (Real) 2.5
7. Philippe Coutinho (Barcelona) 2.3
8. Alexis Sanchez (Man.United.) 2.28
9. Kilian Mbappe (PSG) 1.73
10. Mesut Ozil (Arsenal) 1.6 /Telegrafi/