Telegrafi

Messi barazon rekordin e Ronaldos për më shumë het-trik në histori të La Ligas

Lionel Messi ka barazuar një rekord të madh të rivalit të tij kryesor, Cristiano Ronaldo.

Ylli argjentinas ka shkëlqyer në takimin ndaj Celta Cigos, i vlefshëm për javën e 13-të në La Liga.

Messi ka arritur të shënoj het-trik në këtë takim brenda 48 minutave, ku goli i parë nga penalltia, ndërsa i dyti dhe i treti nga gjuajtja e lirë.

Kapiteni i katalunasve golat i shënon në minutat 23′, 45′, 48 për të kompletuar het-trikun numër 34 në La Liga.

Lexo po ashtu Messi shënon supergol nga goditja e dënimit ndaj Celta Vigos
Lexo po ashtu Messi shënon edhe një gol tjetër të bukur nga gjuajtja e lirë ndaj Celta Vigos, komplet het-trikun

Me këtë het-trik Messi barazon rekordin e rivalit të tij të madh, Cristiano Ronaldo.

Ylli i Juventusit gjatë kohës sa ishte lojtar i Real Madridit për nëntë sezone arriti të shënojë 34 het-trika. /Telegrafi/