A do të jetë në gjendje dikush ndonjëherë të përfundojë në të vërtetë debatin për Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo?. Ne nuk duhet të shqetësohemi sepse tani një superkompjuter ka bërë gjithçka për ne.
Të dy yjet kanë tifozët e tyre dhe secili ishte në nivelin e njëjtë me nga pesë Topa të Artë derisa Messi e tejkaloi vitin e kaluar dhe fitoi të çmimin e gjashtë të tij.
Ndërsa, njerëzit dhe në veçanti tifozët e futbollit luftojnë për t’i ndarë ata një super-kompjuter ka bërë punën për ne.
Sipas asaj që raporton Sporza, profesorët në universitetin KU Leuven dhe ekspertët e të dhënave në SciSports kanë dalë me një formulë për të vendosur se kush është lojtari më i mirë. Profesori Jesse Davis shpjegoi se si funksionon sistemi i tyre.
“Vlera e një futbollisti shpesh përcaktohet nga golat dhe asistimet. Megjithatë, një gol është një ngjarje e rrallë, sepse një mesatare prej 1.600 veprimesh vlerësohet të ndodhin në një ndeshje”.
“Modeli ynë shikon çdo veprim – goditje, pasime, driblime, ndërhyrje – dhe llogarit vlerën e tij”, ka thënë Davis.
Duke përdorur të dhëna nga dy lojtarët që nga fillimi i sezonit 2013/14 derisa Ronaldo u largua nga La Liga për t’u bashkuar me Juventusin në fund të sezonit 2017/18, kompjuteri vendosi që ylli i Barcelonës ishte lojtari më i mirë.
Messi përfundoi me Vlerësimin e Veprimeve të Probabilitetit, ose VAEP, me mesatare prej 1.21, ndërsa mesatarja e Ronaldos ishte vetëm 0.61.
Tom Decroos, një student i doktoratës që ishte i përfshirë në hulumtim gjithashtu shpjegoi krahasimet dhe rezultatin.
“Në sezonet e para, rezultatet e Messit dhe Ronaldos ishin shumë afër njëra-tjetrës. Nga sezoni 2015/16, Messi është larguar nga rivali i tij i përjetshëm”, ka thënë Decross. /Telegrafi/