Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e 1/16 së finales në kuadër të Kupës shtetërore të Italisë.
Kësisoj tanimë edhe janë mësuar tetë 16 skuadrat që do të kërkojnë kalimin në çerekfinale të kësaj gare të madhe.
Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus do të jetë nikoqire e Genoas në kuadër të 1/8 së finales.
Ndërkohë Roma që është edhe skuadra e dytë që e ka fituar më së shumti këtë trofe pas Juventusit do të përballet në ‘Olimpico’ me Torinon.
Atalanta e Etrit Berishës do të përballet në shtëpi me Sassuolon, ndërsa Napoli i Elseid Hysajt do ta pres Udinesen e Valon Behramit.
Dy skuadrat nga qyteti i modës, Milan dhe Inter do të luajnë para tifozëve të tyre ndaj Hellas Veronës ‘Kuqezinjtë’ ndërsa kushërinjtë e tyre zi kaltër presin Perdenonen.
Ndeshje interesante pritet të jetë ajo mes Fiorentinës dhe Sampdorias që do të zhvillohet në ‘Artemio Franchi’.
Përballja e fundit do të jetë ajo mes Lazios së Thomas Strakoshës kundër Cittadellas. /Telegrafi/