Luiz Ejlli – personazhi më i përfolur i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania – u kurorëzua me çmimin e fituesit të shtunën mbrëma në një spektakël të madh televiziv.
Përgjatë gjithë programit televiziv që zgjati 136 ditë, këngëtari u shqua si një fenomen më vete duke thyer rekorde shikueshmërie dhe kërkimesh për të në internet.
Ai ka qenë ndër personazhet kryesore që nga fillimi, me situatat dhe dinamikat e shumta që ka arritur të krijojë brenda shtëpisë.
Në qendër të gjithë asaj që tregoi ishte edhe lidhja e dashurisë me moderatoren Kiara Tito (tash Ejlli), me të cilën edhe u martua në natën finale.
Në një intervistë të shkurtë pas triumfit, gazetari i Top Channel, mes tjerash – i ka kërkuar edhe një porosi për gruan e tij.
“Për Kiara Titon nuk kam asnjë porosi, rris siç je, mos shko kurrë tek okulisti, se bërë dhe i pe sytë… do pendohesh se çfarë ke marrë”, është shprehur Luizi me shaka. /Telegrafi/