Telegrafi

Merret vendimi përfundimtar në Angli, vendoset data kur do të fillojë Liga Premier

Lajmi i madh ka ardhur nga Anglia, pasi Liga Premier do të rifillojë dhe kampionati do të luhet.

Ndeshjet e para në Ligën Premier pas pandemisë Covid-19 do të luhen nga 12 qershori, pasi ky është vendimi i ri i qeverisë angleze.

Megjithatë si në Gjermani dhe vendet tjera, ndeshjet do të luhen pa praninë e tifozëve.

Vendimi i qeverisë angleze ka qenë që nga 1 qershori do të lejohen ngjarjet kulturore dhe sportive me dyer të mbyllura.

“Nga 1 qershori lejohen ngjarjet kulturore dhe sportive të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura, duke shmangur rrezikun e kontakteve sociale në shkallë të gjerë”, ka thënë kryeministri anglez Boris Johnson.

Stërvitjet e skuadrave të plota do të nisin nga 1 qershori, ndërsa ndeshjet e para pritet të zhvillohen me 12 qershor.

Ky lajm ka gëzuar tifozët e futbollit anglez, ndërsa më të lumturit janë ata të Liverpoolit që janë pranë titullit të kampionit. /Telegrafi/