Telegrafi

Mediat angleze zbulojnë gjashtë futbollistët që po kërkon Conte

Mediat angleze kanë zbuluar planin e menaxhmentit të Chelseat për të bërë gjashtë nënshkrime gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas London Evening Standard, trajneri i Bluve, Antonio Conte, kërkon të përtërijë gjysmën e skuadrës në afatin e ardhshëm kalimtar të transferimeve.

Lexo po ashtu “Fshesa” e Contes, dhjetë lojtarë largohen gjatë verës

Kështu, Chelsea janë vënë pas treshes mbrojtëse të Southamptonit, Virgil Van Dijk, Cedric Soares dhe Ryan Bertrand, që i prijnë listës së tyre të dëshirave.

Conte gjithashtu dëshiron që Tiemoue Bakayoko i Monacos të bashkohet me N’Golo Kanten në mesfushë dhe një marrëveshje prej 40 milionë funtesh është afër, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Conte ka buxhet 200 milionë eurosh për transferime, synon gjashtë futbollistë

Chelsea janë të etur për të ri-nënshkruar me Romelu Lukakun nga Everton, por që transferimi i tij ka një rrugë e gjatë pasi Evertoni ende është duke kërkuar mbi 100 milionë euro për shërbimet e tij.

Conte është duke mbajtur shënime në një numër yjesh të tjerë të sulmit, duke përfshirë Alexis Sanchezin e Arsenalit. /Telegrafi/