Telegrafi

Mbrojtësit më të shtrenjtë në botë – Maguire merr primatin, lë pas emra si Van Dijk e De Ligt

Klubet po punojnë që të nënshkruajnë edhe me mbrojtës, ku shpesh shifrat e çmendura po jenë ato që po i mbyll me sukses transferimet.

Lojtari i fundit që e ka mbyllur një kalim të madh është mbrojtësi anglez, Harry Maguire, që ka kaluar nga Leicesteri te Manchester United.

Për të janë paguar 80 milionë funte (87 milionë euro).

(Foto: manutd.com)

Pas tij vjen Van Dij që kishte kaluar nga Southampton te Liverpooli për 80 milionë euro.

Lucas Hernandez dhe Matthijs De Light zënë pozitat tre dhe katër, ku transferimet e tyre kanë kushtuar diku afër 75 milionë euro.

Aymeric Laporte, Benjamin Mendy dhe Kyle Walker që të tre të Machester Cityt e mbyllin, listën e mbrojtësve që kanë kushtuar mbi 50 milionë euro. /Telegrafi/