Telegrafi

Mbrëmë e fitoi Topin e Artë ndërsa nuk ka qetësi për Messin – i duhet të përgënjeshtrojë lajme

Lionel Messi nuk ka gjetur qetësi pas fitimit të Topit të Artë, pasi i është dashur të përgënjeshtrojë lajme.

Ylli argjentinas të hënën mbrëma (30 tetor) fitoi çmimin e tetë në karrierë, duke vendosur një moment historik në futboll, po ashtu edhe një rekord që vështirë mund të thyhet nga ndonjë lojtar në të ardhmen.

Derisa ka pranuar shumë urime për këtë sukses, Messit i është dashur të përgënjeshtrojë një lajm në lidhje me të dhe Barcelonën.

Lexo po ashtu Ronaldon e 'lëshojnë nervat' kur tifozët kundërshtarë filluan të thërrasin emrin e Messit

Gazetari i mediumit “Jijantes FC”, Gerard Romero ka raportuar se gjatë ceremonisë së Topit të Artë, 36-vjeçari dhe presidenti i klubit katalanas, Joan Laporta janë takuar dhe kanë diskutuar për një rikthim të mundshëm.

Barcelona i ka premtuar Messit se do të organizojë një ndeshje lamtumirëse në të ardhmen, mirëpo ende nuk dihet as data e as viti.

Lexo po ashtu Çfarë i tha Messi, Haalandit pasi që e fitoi Topin e Artë

Argjentinasi aktualisht është në pushime, pasi Inter Miami nuk arriti të kualifikohej në play-offin e MLS dhe kishte shuam raportime se ai mund të huazohej.

Por, Messi reagoi në llogarinë e tij në Instagram, duke shkruar: “Gënjeshtër…edhe njëherë tjetër”. /Telegrafi/