Telegrafi

Man City ofroi Sterlingun te Barcelona, por kërkoi Ansu Fatin në shkëmbim – Klubet diskutuan për shtatë futbollistë

Klubi anglez, Manchester City i ofroi Barcelonës gjatë verës anglezin Raheem Sterling, por kërkoi në këmbim shërbimet e sulmuesit Ansu Fati.

Zyrtarët e Barcelonës dhe Cityt – përfshirë presidentin e Blaugranave, Joan Laporta dhe trajnerin e Cityt, Pep Guardiola – u takuan ballë për ballë në më shumë se një rast gjatë verës.

Aty thuhet se mes dyve u diskutuan shumë gjëra dhe në veçanti shkëmbimi i disa lojtarëve.

Lexo po ashtu Barcelona kërkon huazimin e Raheem Sterling në janar

Treshja e Cityt, Aymeric Laporte, Raheem Sterling dhe Bernardo Silva, së bashku me dyshen e Barcelonës, Sergi Roberto dhe Antoine Griezmann, të gjithë ishin pjesë e diskutimeve.

Takimet u mbajtën pasi ish-dyshja e Cityt, Eric Garcia dhe Sergio Aguero iu bashkuan Barcelonës në marrëveshje si lojtar të lirë.

Lexo po ashtu Barcelona provon shkëmbimin e Griezmannit me njërin nga katër yjet e Man Cityt

Sipas gazetës Sport, Barca ofroi një seri lojtarësh për Bernardo Silvan, por një marrëveshje nuk mund të arrihej.

Dhe në përgjigje, City pyeti për Ansu Fatin dhe i ofroi Sterlingun në këmbim, por Barcelona refuzoi këtë marrëveshje. /Telegrafi/