Telegrafi

Lukaku ia rekomandon Chelseat dyshen e Interit, Skriniar dhe Bastoni

(Foto: Getty Images)

Chelsea është duke i shqyrtuar opsionet për transferimin e dyshes së Interit, Milan Skriniar dhe Alessandro Bastoni – njofton Mediaset.

Blutë duan ta përforcojnë fazën defensive dhe tashmë janë duke i bërë planet për afatet e ardhshme kalimtare.

Klubi anglez nuk arriti të siguronte nënshkrimin e Jules Kounde nga Sevilla këtë verë, prandaj e ka kthyer vëmendjen kah lojtarët e kampionit italian.

(Foto: Tek Deeps)

Në afatin kalimtar veror, Chelsea e transferoi qendërsulmuesin Romelu Lukaku nga Interi.

Ndërsa thuhet se pikërisht sulmuesi belg e ka rekomanduar dyshen Skriniar dhe Bastoni te klubi nga Stamford Bridge. /Telegrafi/