Futbolli është një lojë mendimesh, ku ju mund ta vlerësoni një lojtar shumë, ndërsa shoku juaj më i mirë mund të mendojë se nuk është i mirë.
Do të ishte goxha e mërzitshme nëse të gjithë mendonim njësoj, apo jo?
Por, faqja e njohur e sportit GIVEMESPORT, ka përpiluar një listë me emrat e disa lojtarëve të cilët mendojnë se janë të nënvlerësuar në Ligën Premier.
Ata janë munduar të identifikojmë nga një lojtar nga çdo skuadër e madhe që mendojmë se është i nënvlerësuar dhe në mesin e tyre hyn edhe shqiptari Granit Xhaka.
Arsenali | Granit Xhaka
Xhaka nuk e ndihmon veten ndonjëherë me kartonët e tij. Por, ai është bërë kapiten i klubit nga lojtarët dhe Unai Emery për një arsye.
Tifozët e Arsenalit gjithmonë kërkojnë ta bëjnë ‘kurban’ të dështimeve, por shqiptar luan një rol të madh në ekip.
Ai me siguri mund të përmirësohet në aspektet e lojës së tij, nuk është aq i keq sa bëjnë shumë Topçinj.
Chelsea | Reece James
Fikayo Tomori, Mason Mount dhe Tammy Abraham kanë qenë lojtarët që kanë marrë shumë minuta këtë sezon – dhe me të drejtë.
Por, 19-vjeçari Reece James së shpejti do të bëhet emër tjetër i madh në ekipin e parë pasi të shërohet plotësisht nga dëmtimi. Ai filloi ndeshjen kundër Lille në Ligën e Kampionëve së fundmi dhe bëri shumë përshtypje.
Duke mos luajtur asnjë lojë në Ligën Premier për Blutë, është ndoshta jo shumë e habitshme që James nuk po flitet. Por, ai pritet të jetë titullar i rregullt për Chelsean dhe Anglinë në të ardhmen.
Liverpool | Jordan Henderson
Kapiteni fitues i Ligës së Kampionëve. Duke ndjekur hapat e Steven Gerrard – dhe duke trashëguar shiritin – Henderson ishte dashur të merrej me krahasime me legjendën e Liverpoolit gjatë gjithë karrierës së tij në Anfield.
Por, ai ofron një shkallë pune të jashtëzakonshme, një sy të nënvlerësuar për pasimet e tij dhe cilësi lideri që ju dëshironi nga një kapiten.
Manchester City | Ilkay Gundogan
Të zgjedhësh një lojtar nën nivelin e kësaj skuadre të Cityt është mjaft e vështirë duke pasur parasysh se ata janë të gjithë të klasit botëror.
Kështu që ne kemi shkuar për Gundogan, i cili ndoshta nuk do ta bënte formacionin më të fortë titullar të Pep Guardiola. Megjithatë, kur ai luan, gjithmonë bën përshtypje.
Manchester Utd | Scott McTominay
Ashtu si me Cityn, marrja e një lojtari të nënvlerësuar në këtë skuadër të Unitedit është e vështirë – por për arsye shumë të ndryshme.
Por, ne mendojmë se McTominay – meriton një përmendje. Ai mund të mos jetë teknikisht lojtari më i mirë në klub por qëndrimi i tij është i shkëlqyeshëm.
Tottenham | Harry Winks
Në një skuadër që përmban Christian Eriksen, Son Heung-Min dhe Harry Kane, Winks shpesh është anashkaluar.
Por, aftësia e tij për të mbajtur topin dhe për të ushqyer treshen e lartpërmendur është thelbësore.
/Telegrafi/