Telegrafi

Lojtarët që kanë arritur më shpejt 25 gola në pesë ligat më të mira të Evropës – Haaland eklipson Ronaldon dhe Ibrahimovicin

Erling Haaland kryeson listën e lojtarëve që kanë arritur më shpejt shifrën e 25 golave, ndërsa luajnë në pesë ligat më të mira të Evropës këtë shekull.

Superylli norvegjez u bashkua me Borussia Dortmund janarin e kaluar dhe shpejt u vendos si sulmuesi i tyre kryesor.

Pavarësisht se ishte vetëm 20-vjeçar, Haaland arriti të shënojë 25 gola të Bundesligës në 25 paraqitje.

Lexo po ashtu “Yjet që kanë thyer bankën” – 21 futbollistët vlera e të cilëve është rritur më shumë në vitin 2020

Kjo do të thotë se ai arriti këtë rekord më shpejt sesa ikonat të tilla si Zlatan Ibrahimovic dhe Cristiano Ronaldo.

Lojtarët e tjerë që paraqiten në listë janë fituesi i Kupës së Botës me Spanjën, Fernando Torres, Neymar dhe Andriy Shevchenko.

Në listë ka edhe emra tjerë si Luca Toni, Diego Milito dhe Arjen Robben.

Më poshtë keni listën e dhjetë lojtarëve që kanë arritur më shpejt shifrën e 25 golave:

Fernando Torres (Liverpool, 2008/2009) – 25 gola në 34 ndeshje

Arjen Robben (Bayern Munich, 2010/2011) – 25 gola në 34 ndeshje

Diego Milito (Inter, 2009/2010) – 25 gola në 33 ndeshje

Andriy Shevchenko (AC Milan, 2000/2001) – 25 gola në 33 ndeshje

Luca Toni (Bayern Munich, 2008/2009) – 25 gola në 33 ndeshje

Cristiano Ronaldo (Real Madrid, 2009/2010) – 25 gola në 27 ndeshje

Neymar (Paris Saint-Germain, 2017/2018) – 25 gola në 27 ndeshje

Kevin Phillips (Sunderland, 1999/2000) – 25 gola në 26 ndeshje

Zlatan Ibrahimovic (Paris Saint-Germain, 2012/2013) – 25 gola në 26 ndeshje

Erling Haaland (Borussia Dortmund, 2020/2021) – 25 gola në 25 ndeshje

/Telegrafi/