Klubi anglez, Liverpooli është gati të bëjë një ndryshim të madh në skuadrën e tyre përpara sezonit të ri të Ligës Premier dhe tashmë i ka të qarta objektivat e afatit kalimtar të verës.
Arne Slot së shpejti do të fillojë përgatitjet para-sezonale me Liverpoolin, të parat e tij që nga zëvendësimi i Jurgen Klopp në Anfield.
Ka qenë një afat i qetë transferimesh në Merseyside deri më tani, me klubin që ka humbur mundësinë për të bërë një lëvizje për yllin e Newcastle United, Anthony Gordon, pasi ‘Magpies’ nuk duan ta lirojnë lojtarin përkundër problemeve financiare.
Slot do të punojë me drejtorin e ri sportiv Richard Hughes për nënshkrimet e reja dhe mund të ketë ndryshime të mëdha nëse besohen raportet e reja.
Të gjithë sytë janë në Kampionatin Evropian të kësaj vere gjatë pushimit nga aksioni në Ligën Premier dhe Liverpooli mund të jetë gati të bëjë një lëvizje për një nga yjet e turneut.
Sulmuesi anësor i Athletic Bilbao, Nico Williams ka qenë në formë të mirë për Spanjën, duke shënuar një gol dhe një asistim në tre paraqitjet e tij deri më tani.
21-vjeçari po tërheq interes nga e gjithë bota dhe gazeta lokale spanjolle ABC pretendon se Liverpooli është gati të paguajë ‘plotësisht’ klauzolën e tij të lirimit prej 58 milionë euro për të shmangur konkurrencën nga Chelsea dhe Barcelona.
🤔 Chelsea
🤔 Liverpool
🤔 BarcelonaSpain star Nico Williams has picked out his preferred club 👀https://t.co/UDDM3ruBde pic.twitter.com/KXhTtjbO5T
— Mirror Football (@MirrorFootball) July 2, 2024
Bilbao dëshiron të mbajë yllin e tyre për një sezon më shumë, por raporti pretendon se mundësitë financiare që ofrohen në klube të tjera mund ta bëjnë të vështirë për skuadrën spanjolle të ruajë shërbimet e tij.
Një lëvizje për Williams mund të përkojë me raportet se Liverpooli është gati të dëgjojë ofertat për Luis Diaz këtë verë.
27-vjeçari ka qenë i lidhur me Barcelonën dhe Paris Saint-Germain gjatë afatit të verës dhe Football Insider pretendon se drejtuesit e Anfield po kërkojnë të përmirësojnë opsionet e tyre në të majtë të sulmit.
Diaz bëri 37 paraqitje në Ligën Premier sezonin e kaluar, duke shënuar tetë gola dhe duke regjistruar pesë asistime, por një lëvizje për Williams mund ta mbi populloj pozicionin e sulmuesit të majtë te Reds. /Telegrafi/