Revista e famshme franceze ‘France Football’ do ta zgjedhë fituesin e Topit të Artë për vitin 2016. Në të kaluarën ky çmim është dhënë në bashkëpunim mes FIFA-s dhe revistës franceze, por na ky vit çmimet do të jepen të ndara.
Ceremonia fillon në ora 17:30, ndërsa çmimi i Topit të Artë pritet të dhurohet në ora 20:00.
Në garë janë 30 futbollistë, ndërsa ata më të favorizuarit janë Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Antoine Griezmann.
Rodri arrin në ceremoninë e ‘Topit të Artë’
Njëri nga kandidatët kryesor, për shumë media edhe fituese, Rodri, ka arritur në ceremoninë e ‘Topit të Artë’.
Rodri from @ManCity! #ballondor pic.twitter.com/ykF5QsNnul
— Ballon d’Or (@ballondor) October 28, 2024
Ronaldo fitues i ‘Topit të Artë’
Cristiano Ronaldo është fituesi i Topit të Artë për vitin 2016.
Për Gareth Bale pozita e 6-të
Anësori uellsian që tregoi formë të mirë është renditur i gjashti.
Rihad Mahrez i 7-ti
Algjeriani është renditur i 7-ti në garën e Topit të Artë.
Arritjet kryesore të Ronaldos këtë vit (Video)
Cristiano Ronaldo është favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë këtë vit, falë suksesit mahnitës me klubin dhe me përfaqësuesen.
31-vjeçari i ndihmoi Real Madridit ta fitonte titullin e 11-të rekord të Ligës së Kampionëve me triumf në finale ndaj rivalit lokal, Atletico Madrid.
Megjithatë, arritja më e madhe e vitit dhe ndoshta në karrierën e CR7 ishte udhëheqja e Portugalisë drejt shpalljes kampion i Evropës në Euro 2016.
Sensacioni Vardy i 8-ti
Jamie Vardy ka mbetur i teti në garën për Topin e Artë.
Edhe Pepe i nënti
Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka marrë pikë të njëjta si Buffon. Ai kishte tetë pikë.
Pozita e 9-të shkon për Gianlugi Buffon
Portieri legjendar Gianluigi Buffon, ka zënë pozitë e nëntë në garën për ‘Topin e Artë’.
Ekipet me më së shumti lojtarë që kanë fituar Topin e Artë
Barcelona është klubi që ka prodhuar më së shumti fitues (11).
Pastaj vijnë Juventusit dhe Milani me nga tetë, Bayeri me pesë dhe Manchester Unitedi me katër. Lexo më shumë…
Aubameyang i 11-ti
Sulmuesi i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang, ka zënë vendin e 11-të.
Rui Patricio në pozitën e 12-të
Portieri portugez që fitoi Kampionatin Evropian është renditur në pozitën e 12-të. Ai ka marrë 6 pikë.
Shtetet që i kanë dhënë më së shumti fitues Topit të Artë
Gjermania dhe Holanda janë dy vendet me më së shumti fitues (7), e ndjekur nga Franca dhe Argjentina me nga gjashtë. Lexo më shumë…
Zlatan Ibrahimovic merr pozitën e 13-të
Gjiganti suedez ka zënë vendin e 13-të në garën për ‘Topin e Artë’.
Sulmuesit ‘mbretër’ të Topit të Artë, por ky çmim është fituar edhe nga një portier
Sulmuesit mbizotërojnë kur vjen puna te Topi i Artë, pasi ata bëjnë diferencën me golat e tyre. Lexo më shumë …
Vidal me një pozitë me Pogban
Arturo Vidal po ashtu ka zënë vendin e 14-të me pesë pikë.
Pogba i 14-ti
Francezi Paul Pogba ka zënë vendin e 14-të me katër vota. Vendi i 15-të mungon pasi kemi dy lojtarë me pikë të njëjta.
Lewandowski i 16-ti
Sulmuesi polak i Bayern Munich është në pozitën e 16-të. Ai mori tri pikë.
Edhe Payet në pozitën e 17-të
Edhe francezi magjikë Dimtri Payet ka marrë vetëm një votë dhe është renditur i 17-ti.
Vendin e 17 e ndajnë dy yjet e Real Madridit
Toni Kross dhe Luka Modric kanë marrë vetëm nga një votë dhe renditen në pozitën e 17-të.
Ronaldo nuk gjendet në Paris, por…
Ronaldo ka udhëtuar së bashku me skuadrën e tij për në Tokio ku do të zhvillohet Botërori i klubeve. Ai sot mbajti edhe një stërvitje të lehtë.