Telegrafi

Lista me pesë emrat e sulmuesve që Setien i kërkon ta zëvendësojë Suarezin

Është zbuluar lista e shkurtër e pesë lojtarëve që Barcelona i synon për të transferuar për të zëvendësuar Luis Suarezin e lënduar.

Suarez pësoi një dëmtim më herët në janar dhe mund të mbetet jashtë fushave deri në katër muaj, rrjedhimisht deri në fund të sezonit.

Sipas mediumit Evening Standard, menaxheri i ri të Barçës, Quique Setien ka identifikuar një listë me pesë sulmuesit që mund të zëvendësonin Suarezin.

Lexo po ashtu Suarez zyrtarisht mungon katër muaj te Barcelona

Ndër kandidatët më të spikatur janë kapiteni i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang si dhe sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez.

Në krye të kësaj liste do të ishte Martinez, i cili ka shijuar një sezon brilant te Interi duke bërë të harrohet i larguari Mauro Icardi.

Ai thuhet se ishte zgjedhja kryesore midis hierarkisë së Barçës, por klauzola e tij e lartë e lirimit prej 111 milionë do të ishte një çështje.

22-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar tre herë në 20 ndeshje të Serie A këtë sezon, duke formuar një partneritet të frytshëm me Romelu Lukaku.

Lexo po ashtu Frika nga Barcelona, Interi përshpejton rinovimin e kontratës së Lautaro Martinez

Aubameyang ka të mbetur 18 muaj nga kontrata e tij në Emirates dhe liderët e La Liga thuhet se ishin të interesuar për një marrëveshje huazimi më herët këtë afat.

Sidoqoftë, Arsenali nuk dëshiron të shesë dhe me Aubameyang që mbush 31 vjeç në qershor, gjigantët katalunas ka të ngjarë të kërkojnë një mundësi më të re.

Lexo po ashtu Arteta mohon largimin e Aubameyangut: Më ka thënë se është i lumtur

Timo Werner i RB Leipzig është në listën e shkurtër të çdo klubi prej më të mirë në Evropë dhe golashënuesi më i mirë i Bundesligës ka kapur interesin e Barçës.

Opsionet e tjera përfshinin Ezequiel ‘Chimy’ Avila nga Osasuna dhe Rodrigo të Valencia, por dyshja nga La Liga mund të shihej si ‘ndreqje’ afatshkurtër. /Telegrafi/