Telegrafi

Lionel Messi është zyrtarisht golashënuesi i katërt më i madh në historinë e futbollit

Penalltia e shënuar nga Lionel Messi në fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Juventusit do të thotë se ai tani është golashënuesi i katërt më i madh në historinë e futbollit.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë luajti një rol kryesor në përplasjen e Ligës së Kampionëve, duke vendosur një asistim për Ousmane Dembele para se të shënonte edhe një gol në fund të ndeshjes.

Sipas gazetarit të njohur Tancredi Palermi, Messi ishte në kuotën e 720 gola para ndeshjes, duke qenë i barabartë me Gerd Muller në vendin e pestë.

Por, pas golit të shënuar ndaj Juventusit, Messi tani ka lëvizur përpara gjermanit dhe renditet në pozitën e katërt me 721 gola në karrierë.

Pele renditet i pari me 767 gola, ndërsa vendi i dytë mbahet nga Cristiano Ronaldo me 742 gola dhe Ramario i treti me 734 i treti.

Më poshtë keni listën e 13-të lojtarëve me më shumë gola në histori:

13.Alfredo Di Stefano – 516 gola

12.Zico – 525 gola

11.Zlatan Ibrahimovic – 552 gola

10.Arthur Friedenreich – 554 gola

9.Ferenc Deak – 558 gola

8.Eusebio – 615 gola

7.Josef Bican – 636 gola

6.Ferenc Puskas – 706 gola

5.Gerd Muller – 720 gola

4.Lionel Messi – 721 gola

3.Romario – 734 gola

2.Cristiano Ronaldo – 742 gola

1.Pele – 767 gola

/Telegrafi/