Site icon Telegrafi

Liga Premier sot mbyll sezonin 2019/20 – luftë e madhe për një vend në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe për mbijetesë

Sot (e diel) zhvillohet ndeshjes e javës së fundit asaj të 38-të në Ligën Premier dhe pritet të ketë shumë takime interesante që determinojnë të ardhmen e shumë klubeve.

Liga Premier është afër të mbyll sezonin 2019/20, ku kampion u shpall Liverpooli pas plot 30 viteve.

Megjithatë, përveç Liverpoolit dhe Manchester Cityt që kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve, tri skuadra tjera luftojnë për dy vende që dërgojnë në këtë garë.

Lexo po ashtu Tifozët zgjedhin formacionin e sezonit 2019/20 në Ligën Premier

Manchester Unitedi udhëton te Leicester City dhe cila skuadër do të fitojë do të arrijë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, ndërsa barazimi i dërgon tutje Djajtë e Kuq.

Për Ligën e Kampionëve lufton edhe Chelsea që pret Wolves, të cilët luftojnë për një vend në Ligën e Evropës, me Blutë që sigurojnë kualifikimin edhe me një barazim, ndërsa Ujqit rrezikohen nga Tottenhami.

Lexo po ashtu Zyrtare: Liga Premier njofton datën e fillimit dhe mbarimit të sezonit të ri 2020/21

Luftë e madhe pritet të zhvillohet edhe për mbijetesë, ku në garë janë Aston Villa që udhëton te West Hami, Watfordi që luan në udhëtim te Arsenali dhe Bournemouth te Evertoni.

Të gjitha ndeshjet janë paraparë të fillojnë nga ora 17:00.

Më poshtë keni të gjitha çiftet e javës së 38-të në Ligën Premier:

Arsenal – Watford

Burnley – Brighton

Chelsea – Wolves

Crystal Palace – Tottenham

Everton – Bournemouth

Leicester –  Man Utd

Man City – Norwich

Newcastle – Liverpool

Southampton – Sheffield Utd

West Ham – Aston Villa

/Telegrafi/

Exit mobile version