Telegrafi

Liga e Evropës zhvillon sot ndeshjet kthyese, vëmendja në Old Trafford

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar tetë ndeshjet kthyese në fazës së 1/16-tës në Ligën e Evropës.

Pas emocioneve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, tani radha është për emocionet e garës së dytë elitare evropiane për klube.

Pasi zhvilluan ndeshjet e para gjatë javës së kaluar, Liga e Evropës tani zhvillon ndeshjet kthyese të fazës së 1/16-tës.

Ndeshja më interesante padyshim se është ajo në mes të Manchester United dhe Barcelonës, e cila zhvillohet në Old Trafford dhe gjithçka është e hapur pasi ndeshja e parë u mbyll me rezultat 2-2.

Gjiganti italian, Juventusi gjithashtu do ta kërkoj kalimin tutje në udhëtimin e tyre në Francë të Nantes, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Itali.

Takime interesante pritet të jenë edhe ato mes Union Berlin dhe Ajaxit, PSV Eindhoven-Sevilla, Roma-RB Salzburg dhe Monaco-Bayer Leverkusen.

Dy ndeshjet tjera që zhvillohen ditën e sotme janë ato mes Midtjylland-Sporting dhe Rennes-Shakhtar Donetsk. /Telegrafi/