Telegrafi

Lewandowski dhe Muller në krye të listës për dyshet më të mira të sulmit në Evropë

(Foto: Twitter/FC Bayern English)

Dyshja e Bayern Munichut, Robert Lewandowski dhe Thomas Muller, përbëjnë sulmin më të mirë në pesë ligat kryesore evropiane.

Së bashku, ata i kanë shënuar 35 gola (25+10) këtë sezon për kamponin gjerman që njëherësh është edhe lider në Bundesliga.

Në vend të dytë ndodhet dyshja e Interit, Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez, të cilët kanë shënuar 27 gola (16+11) deri më tani në edicionin 2020/2021.

Me 26 gola të shënuar, sulmuesit e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe dhe Moise Kean (16+10), ndajnë vendin e tretë me dyshen e Tottenham Hotspur, Harry Kane dhe Heung-min Son (13+13).


Top 10 partnerët më të mirë të sulmit në Evropë:

1. Lewandowski dhe Muller (Bayern Munich) – 35 gola (25+10)

2. Lukaku dhe Martinez (Inter) – 27 (16+11)

3. Mbappe dhe Kean (PSG) – 26 (16+10)

3. Kane dhe Son (Tottenham) – 26 (13+13)

5. Ben Yedder dhe Volland (Monaco) – 25 (13+12)

6. Salah dhe Mane (Liverpool) – 24 (17+7)

6. Depay dhe Ekambi (Lyon) – 24 (13+11)

8. Rashford dhe Fernandes (Manchester United) – 22 (8+14)

8. Suarez dhe Joao Felix (Atletico Madrid) – 22 (16+6)

10. Andre Silva dhe Jovic (Eintracht Frankfurt) – 21 (18+3)

10. Messi dhe Griezmann (Barcelona) – 21 (15+6)

10. Muriel dhe Zapata (Atalanta) – 21 (13+8)


/Telegrafi/