Finalja e Kampionatit Botëror mes Francës dhe Kroacisë do të zhvillohet me 14 qershor në Moskë nga ora 17:00.
Po kjo finale do të ketë aromë spanjolle edhe pse kombëtarja e këtij vendi shumë moti i ka thënë lamtumirë kësaj gare.
Kjo pasi 11 lojtarë të finales luajnë aktualisht në La Liga.
Katër lojtarë vijnë nga Atleico Madridi, si Sime Vrsaljko, Lucas Hernandez, Antoine Griezmann dhe Thomas Lemar.
Luka Modric, Mateo Kovacic dhe Raphael Varane nga Real Madridi, pastaj Ivan Rakitic, Samuel Umtiti dhe Ousmane Dembele nga Barcelona.
Nga Sevilla vjen Steven N’Zonzi që e dërgon në 11 numrin e lojtarëve që vijnë nga kampionati spanjoll.
Gjashtë prej tyre mund ta fillojnë ndeshjen nga minuta e parë në Moskë.
Tri klubet Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madrid e kanë të sigurt që së paku një lojtarë i tyre do të bëhet kampion i botës.
Atletico Madridi për herë të parë në histori të klubit do ta ketë një kampion bote, pasi në të dy kampet ka lojtarë.
Pas La Ligas me 11 lojtarë në finale vjen kampionati Ligue 1 që ka nëntë lojtarë.
Në vendin e tretë është Seria A me shtatë lojtarë në të dyja skuadrat. /Telegrafi/