Liverpool dhe Manchester United janë dy skuadrat më të mëdha angleze padyshim dhe derbit në mes tyre zgjojnë shumë kureshtje.
Por derbi ndërmjet këtyre dy skuadrave nuk do të jetë më as lokal (afërsia e qyteteve) e as shtetëror. Derbi anglez kalon kufijtë, pasi do të luhet në Ligën e Evropës.
Por ka edhe shumë derbi të tjerë që i kanë dhënë jehonë futbollit evropian, shkruan France Footbal.
Më poshtë i keni disa nga derbit lokal më interesant që u zhvilluan në kuadër të garave evropiane.
Barcelona
Në mars të vitit 1966, Barcelona dhe Espanyol u takuan në një ndeshje mjaftë të fortë në garën e quajtur Inter-Cities Fairs Cup (garë që u ndërpre në vitin 1970). Ndeshja ishte në gjysmëfinale dhe në finale shkoi Barcelona.
Londra
Arsenali dhe Chelsea u takuan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në vitin 2004. Ndeshja e parë u mbyll 1-1, ndërsa e dyta 2-1 për Chelsea që fitoi si mysafirë.
Milano
Në vitin 2003 kishim një dominimin të futbollit italian në Evropë. Në atë vit Juventusi, Interi dhe Milani shkuan në gjysmëfinale.
Ndeshjet në mes Milanit dhe Interit u mbyllën (0-0) dhe (1-1), por kuqezinjtë kaluan tutje falë golit të shënuar si mysafirë.
Madridi
Real Madridi dhe Atletico Madridi janë përballur në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2014. Real Madrid shënoi fitore në vazhdime me rezultat 4-1. Ndeshja e rregullt mbaroi 1-1.
https://www.youtube.com/watch?v=XUE_i2br0LE
Sevilla
Sevilla dhe Real Betis u përballën në Ligën e Evropës në sezonin 2013-14. Të dy skuadrat fituan si mysafirë me rezultat 0-2. Penallti i dhanë gëzim Sevillës. /Telegrafi/