Liverpool dhe Real Madrid janë dy klubet e para që e kanë garantuara pjesëmarrjen në FIFA Club Ëorld Cup.
Trupi drejtues i futbollit botëror po kërkon t’i përshpejtojë gjërat që të jetë gati në vitin 2021, duke sjellë një format të ri që do të shohë 24 nga ekipet më të mira në botë në një farë.
Skuadrat do të ndahen në tri grupe me nga tetë ekipe, me një kampionat që do të zgjasë 18 ditë dhe do të mbahet nga muaji qershor.
Sipas The Times , UEFA dhe FIFA kanë vendosur që gjysma e përfaqësuesve të jenë evropiane.
BREAKING: It has been confirmed that both Real Madrid and Liverpool are the first two clubs that will definitely take part in FIFA's first ever 24-team club World Cup.
The competition is set to take place in June 2021 and likely to be hosted in China. pic.twitter.com/HKULI9T7RN
— Footy Accumulators (@FootyAccums) July 18, 2019
Fituesit e fundit të Ligës së Kampionëve do ta kenë vendin e sigurt, si Real Madridi (2018) dhe Liverpooli (2019). Vetëm dy klube nga një vend do të lejohen të marrin pjesë dhe do të vendoset sipas koeficientëve të UEFA-s.
Barcelona, Bayern Munich, Juventus dhe Manchester City do të marrin pjesë më shumë gjasë. Nëse një nga këto skuadra të mësipërme e fiton çmimin trofeun e Ligës së Kampionëve, do të futet direkt dhe do t’i bëhet vend edhe PSG-së.
Performanca e dobët kohëve të fundit e Manchester United në Ligën e Kampionëve, do të thotë se gjasat e tyre që të jenë në këtë garë janë të pakëta, por mund të ndryshojnë deri në vitin 2021.
Formati aktual në dy vitet e fundit është zhvilluar në Katar.
Kina duket favorit për të pritur versionin e riorganizuar, por pritet që ë shumë detaje të ketë nga Këshilli i FIFA-së në tetor, që zhvillohet në Shangai.
Aktualisht, Kupa e Botës për klube ka qenë e dominuar nga klubet evropiane – me vetëm një fitues nga 11 të fundit që ka ardhur nga jashtë Evropës. /Telegrafi/