Milani nuk e ka ndërmend të lëviz për Mateo Kovacic.
Sipas Fichajes.net, klubi italian tashmë është takuar me drejtuesit e Real Madridit, ku është duke folur për mundësinë e një huazimi me të drejt blerje.
Mesfushori kroat ka të gjithë parametrat e kërkuara nga trajneri Vincenzo Montella dhe me këtë rast Adriano Galliani, është duke bërë të pamundurën që ta bind lojtarin dhe klubin spanjoll për një marrëveshje të mundshme.
Ish-ylli i Interi nuk është në planet e Zinedine Zidanes dhe kështu largimi është zgjidhja e vetme.
Besohet se edhe lojtari i ka kërkuar agjentit largimin nga Los Blancos dhe që Serie A është destinacioni i preferuar i tij.
Për atë ka shfaqur interesim edhe Juventusi e Liverpooli. /Telegrafi/