Telegrafi

Konfirmohen katër çerekfinalet e Kupës së Italisë

Me mbylljen e ndeshjes Parma – Roma, ku romakët shënuan fitore 2-0 janë mbyllur të gjitha ndeshjet e 1/8 në Kupën e Italisë.

Roma në çerekfinale do ta pres Juventusin në Stadio Olympico, në një nga ndeshjet më interesante e cila zhvillohet me 29 janar.

Ndeshje tjetër që spikat është ajo mes Napolit dhe Lazio në “Sao Paolo”.

Riza Durmishi, Thomas Strakosha dhe Valon Berisha (Foto: Marco Rosi/Getty Images)

Interi do ta pres Fiorentinën në shtëpi, ndërsa Milani do të ketë punë me Torinon.

Ndeshjet do të zhvillohen në fund të këtij muaji me 21, 28 dhe 29 janar. /Telegrafi/