Janë konfirmuar datat dhe koha e fillimit në ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Italisë për sezonin 2018/2019.
Milani dhe Napoli do ta zhvillojnë ndeshjen e tyre në San Siro më 29 janar (e martë) me fillim nga ora 20:45.
Një ditë më pas (30 janar, e mërkurë), Fiorentina e pret Romën (17:30), derisa kampioni në fuqi, Juventus, udhëton te Atalanta (20:45).
Ndeshja e fundit është ajo ndërmjet Interit dhe Lazios që do të zhvillohet më 31 janar (e enjte) nga ora 21:00.
Datat dhe ora e zhvillimit të të gjitha ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Italisë:
29 janar: Milan-Napoli (20:45)
30 janar: Fiorentina-Roma (17:30), Atalanta-Juventus (20:45)
31 janar: Inter-Lazio (21:00)
/Telegrafi/