Al-Hilal ka bërë ofertë më të madhe se Juventusi për Romelu Lukakun, mirëpo sulmuesi i Chelseat dëshiron të qëndrojë në Evropë.
Interi ka vendosur të mos e shfrytëzojë opsionin e blerjes së belgut, i cili në javën e kaluar i ka nisur bisedimet me Zonjën e Vjetër.
Bianconerët janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për 30-vjeçarin, mirëpo duhet ta shesin Dusan Vlahovicin para se të bëjnë ofertë zyrtare.
Sky Sports UK njofton se Chelsea ka marrë një ofertë shumë më të mirë nga Arabia Saudite, gjegjësisht nga Al-Hilal, por Lukaku nuk dëshiron të largohet nga Evropa.
Në transmetimin e La Gazzetta, thuhet se klubi saudit ka ofruar më shumë se 50 milionë euro, por sulmuesi është kundër transferimit në Saudi Pro League. /Telegrafi/