Telegrafi

Klubet me më së shumti bileta vjetore të shitura në Serie A për sezonin 2016/17

Tashmë kanë filluar të publikohen edhe shifrat e para të skuadrave me më së shumti bileta vjetore të shitura.

Edhe këtë vit Interi vazhdon në vendin e parë, por befasia është Palermo e cila është mjaft lartë në renditje.

Kurse befasisht Napoli është shumë poshtë, por shifrat e vogla në Serie A janë si pasojë e çmimeve të larta të biletave vjetore, të cilat janë më të mëdha në top pesë ligat më të rëndësishme evropiane, transmeton Telegrafi.

1.Interi

Në vend të parë janë Nerazzurrët me 27 mijë abonime, por këto shifra ende nuk janë konfirmuar nga klubi zikaltër.

2.Juventusi

Në vendin e dytë janë kampionët në fuqi me 26.217 të abonuar.

3.Palermo

Në vendin e tretë befasisht është Palermo me 20.716 të abonuar.

4.Fiorentina (20.154), 5.Roma (18.318), 6.Genoa (18.041), 7.Sampdoria (16.768), 8.Bolgona (13.576), 9.Milani (12.494), 10.Torino (11.452), 11.Udinese  (10.774), 12.Atalanta (10.774), 13.Pescara (8.465), 14.Chievo (7.558), 15.Cagliari (7.396), 16.Lazio (7.000), 17.Empoli 6.561, 18.Sassuolo (6.461), 19.Napoli (6.000) dhe 20.Crotone (5.000). /Telegrafi/