Liverpooli ka dalë në krye të tabelës për klubin më të suksesshëm anglez kur bëhet fjalë për shitjet e fanellave për këtë sezon.
Manchester City mund të ketë mposhtur Liverpoolin në garën për titullin e Ligës Premier sezonin e kaluar, por ekipi i Jurgen Klopp ishte në gjendje të siguronin trofeun e Ligës së Kampionëve.
Dhe Liverpooli, i cili është gati edhe për një tjetër sfidë për titullin e ligës këtë sezon, e ka mposhtur Arsenalin në renditjen e shitjeve të fanellave.
Faqja e njohur për shitje ‘online’ Love the Sales, ka listuar klubet e Ligës Premier dhe ato të kategorive më të ulëta të futbollit anglez bazuar në shitjet e fanellave të tyre deri më tani.
Liverpooli renditet në vendin e parë, ndërsa pasohet nga Arsenali, Unitedi dhe City, por befasi e kësaj liste është Huddersfield në vendin e gjashtë, edhe pse ka rënë një kategori më poshtë sezonin e fundit.
Ndërsa, në ‘top 20’ gjendet edhe ekipe tjera nga Championship si Leeds United dhe Nottingham Forest, ndërsa nuk mungon as Sunderland nga League One.
Lista e ekipeve që kanë shitur më shumë fanella:
-
Liverpool (Liga Premier)
-
Arsenal (Liga Premier)
-
Manchester United (Liga Premier)
-
Manchester City (Liga Premier)
-
Chelsea (Liga Premier)
-
Huddersfield City (Championship)
-
Tottenham Hotspur (Liga Premier)
-
Aston Villa (Liga Premier)
-
Newcastle United (Liga Premier)
-
West Ham United (Liga Premier)
-
Leeds United (Championship)
-
Everton (Liga Premier)
-
Wolverhampton Wanderers (Liga Premier)
-
Leicester City (Liga Premier)
-
Derby County (Championship)
-
Nottingham Forest (Championship)
-
Crystal Palace (Liga Premier)
-
Norwich City (Liga Premier)
-
Sunderland (League One)
-
Stoke City (Championship)
/Telegrafi/