Telegrafi

Kinezët dhuratë tifozëve të Milanit një super sulmues

Milani është në prag të bëhet me pronar të rinj.

Gjatë këtij muaji presidenti aktual Silvio Berlusconi do të ketë një takim për shitjen e klubit tek miliarderët kinezë.

E në rast se në krye të Milanit do të vijnë investitorët e rinj, atëherë Milani pritet të futet fuqishëm në tregun kalimtar të futbollistëve në janar.

Ëndrra e pronarëve të rinj për ta parë në Milan është sulmuesi fantastik Andrea Belotti.

Italiani ka shkëlqyer këtë edicion me Torinon ku ka shënuar 10 gola.

Gjithsesi për ta transferuar në ‘San Siro’, Milani synon të ofrojë rreth 50 milionë euro për Belottin.

Për yllin e Kombëtares së Italisë interesim kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si Roma, Liverpool, Chelsea, Arsenal, Manchester City dhe Valencia. /Telegrafi/

Andrea Belotti mund t’i bashkohet Milanit pas ardhjes së kinezëve në krye të klubit