Një situatë e tensionuar ndërmjet Luiz Ejllit dhe Kiara Titos është parë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Moderatorja ka marrë përsipër që t’i bëjë llogaritë e buxhetit javor dhe është shprehur se banorët janë të papërgjegjshëm dhe nuk dinë t’i bëjnë mbledhjet e tyre për buxhetin personal.
Këngëtari ka reaguar duke i thënë se kur merr diçka përsipër, duhet të ketë parasysh shumëçka.
Fragment nga debati mes Kiarës dhe Luizit:
Kiara: Ti mëso njëherë të flasësh, pastaj të kërkosh llogari.
Luizi: Po, mësohu të mbledhësh njëherë, pastaj merri gjërat përsipër…
Kiara: Ti mësohu njëherë të flasësh… nuk është përgjegjësia ime…
Luizi: Kështu është kur je egoiste, je egoiste…
/Telegrafi/