Telegrafi

Kiara përballet sërish me Luizin, i thotë se nuk ka më besim tek ai

(Foto: Screenshot/Top Channel)

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë përballur sërish mbrëmjen e sotme (e mërkurë).

Me fjalë të ashpra moderatorja i ka kërkuar mos t’i flasë dhe mos t’i afrohet më, ndërkohë që këngëtari vazhdimisht i kërkonte të falur pas asaj se çfarë ndodh në spektaklin e të martës.


Kiara: Unë me ty nuk dua të kem më punë, më rri larg, më lër hapësirë se po çmendem, me mua nuk ke më punë fare. Nuk kam më besim te ty, e kupton këtë? Nuk di si ta them më troç, edhe vendi të hapet këtu, ti me mua s’ke më punë. Më rri larg! Nuk të shoh dot në sy, më është kthyer në një gjendje shumë të keqe!

Luizi: Nuk e pranon faljen time?

Kiara: Më lër të qetë të lutem, mos mu afro më, nuk dua më shpjegim nga ty, mu hiq sysh, nuk të dua më fare . Nuk mundem më , po më plas zemra, jam aq keq sa ishalla them dal të shtunën!


Kujtojmë që banori i Big Brother VIP Albania mbrëmë (e martë) ka shokuar opinionin publik, kur tha se historia që ka treguar se vuan nga një sëmundje nuk ishte e tij, por e një shoku.

Megjithatë në natën Prime, ai u shoqërua për në spital për t’i bërë të gjitha analizat dhe në fund rezultoi se gëzon shëndet të plotë. Kjo situatë ka tronditur edhe banorët, e veçanërisht Kiarën e cila i kërkuar që nga ky moment e tutje ai të rrijë larg saj. /TCH/