Site icon Telegrafi

Këtë fundjavë mos u largoni nga TV-ja, na presin pesë super ndeshje në ligat e mëdha evropiane

Pas pauzës së kampionateve me ndeshjet e kombëtarëve, ligat më të forta evropiane kthehen në fundjavë.

Gjithcka fillon të shtunën me ndeshjen më të madhe derbi të Ligës Premier ku takohen Liverpool – Manchester United.

Ndeshja fillon herët nga ora 13:30.

Duke e ditur rivalitetin e këtyre skuadrave, pritet një ndeshje e madhe nga të dyja palët.

Lexo po ashtu Klopp: Liverpooli të më shkarkoj? Nuk gjen më të mirë se unë

Pas dite vjen ndeshje interesante nga Bundesliga, ku lideri Borussia Dortmund takohet me nënkampionin e vitit të shkuar RB Leipzing.

Të dy skuadrat do të përballen të shtunën nga ora 18:30 dhe nisja e mirë e kampionatit nga të dyja palët, konfirmon se do të jetë një ndeshje e madhe.

Termini i mbrëmjes është i rezervuar për dy ndeshje. Nga 20:45, në Serie A Roma do të përballet me liderin e Serie A, Napolin.

Duke pasur parasysh ndeshjet e fundit mes këtyre skuadrave, pritet një përballje e bukur.

Por në të njëjtën kohë në La Liga, në stadiumin ‘Wanda Metropolitana’, skuadra e Atletico Madridi do të jetë nikoqir i Barcelonës së pamposhtur.

Lexo po ashtu ‘Receta’ e Valverdes, mesfushorët që shënojnë gola

E diela është e rezervuar për njërin nga derbit më të fortë lokal në rruzull, atë mes Interit dhe Milanit.

Skuadrat vijnë në këtë ndeshje me moral të lartë dhe ora 20:45 do ta konfirmojë se kujt do t’i takojë qyteti i Milanos deri në ndeshjen e radhës.

Lexo po ashtu Mancini: Interi dhe Milani po kthehen në majen e futbollit

Ka shumë arsye që kjo fundjavë t;i kushtohet vetëm futbollit. /Telegrafi/

Liverpool FC – Manchester United (e shtunë 13:30)

Borussia Dortmund – RB Leipzig (e shtunë 18:30)

AS Roma – Napoli (e shtunë 20:45)

Atletico Madrid – FC Barcelona (e shtunë 20:45)

Inter – A.C. Milan (e diel 20:45)

Exit mobile version