Telegrafi

Këta janë deputetët e LVV-së që do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë sot shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 6 tetor.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se shpallja e këtyre rezultateve vjen pas përfundimit të gjitha procedurave në vendvotimeve dhe QNR.

Lexo po ashtu KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, fituese LVV-ja me 26,159 për qind

Sipas rezultateve të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 220 mijë e 811 vota apo 26,159% dhe do të ketë 32 deputetët që do të jenë pjesë e Kuvendit.

Deputetë e LVV-së janë:

Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Arben Vitia, Hekuran Murati, Mimoza Kusari Lila, Liburn Aliu, Saranda Bogujevci, Rexhep Selimi, Haki Abazi, Yllza Hoti, Mefail Bajqinovci, Labinot Demi Murtezi, Hajrulla Çeku, Valon Ramadani, Jahja Kokaj, Gazmend Gjyshinca, Arbërije Nagavci, Fitore Pacolli Dalipi, Artan Abrashi, Shpejtim Bulliqi, Arbër Rexhaj, Agon Batusha, Salih Zyba, Dimal Basha, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Fatmire Kollçaku, Fitim Uka, Fjolla Ujkani, Alban Hyseni, Enver Haliti, Arta Bajralija.

Daka ka thënë se nga ky moment fillon afati 24 orësh për ankesa nga subjektet dhe kandidatët për deputet. /Telegrafi/