Telegrafi

Këta janë 13 klubet e Samuel Eto’os në karrierën e tij

Sulmuesi i njohur Samuel Eto’o, ka nënshkruar për Qatar Sports Club në Katar para disa ditësh. 

Ekipi nga Superliga e Katarit ka njoftuar për transferimin e 37-vjeçarit përmes profilit në rrjetin social, Twitter. Për Samuel Eto’o ky do të jetë klubi i 13-të në karrierë.

Njëri prej sulmuesve më të mirë në botë në vitet e fundit, pasi që la Interin, kishte rënie në karrierë.

Ai e nisi karrierën evropiane te Real Madridi, për  të bërë pasatja karrierë në disa klube më të vogla spanjolle. Leganes, Espanyol e Mallorca ishin vendkalimet e Eto’os për të shkuar pastaj drejt klubit ku bëri karrierë, Barcelonës.

Pas viteve të suksesshme me Barcelonën, ai vendosi të kalojë te Interit.

Befasia më e madhe ishte kur ai nënshkroi për Anzhi Makhachkala, por në atë kohë ishte bërë lojtari më i paguar në histori.

Chelsea dhe Everton ishin aventurat në Angli, për tu kthyer në Itali te Sampdoria.

Në Turqi luajti për klube si Antalyaspor dhe Konyaspor, për të shkuar tani në Qatar. /Telegrafi/  

Real Madrid

Leganes

Espanyol

Mallorca

Barcelona

Inter

Anzhi Makhachkala

Chelsea

Everton

Sampdoria

Antalyaspor

Konyaspor

Qatar SC