Site icon Telegrafi

Këta 13 super lojtarë do të mungojnë në EURO 2016 (Foto)

Kampionati evropian ‘Francë 2016’, po afrohet gjithnjë e më shumë.

Deri në fillim të ngjarjes më të madhe futbollistike për vitin 2016 kanë mbetur më pak se një muaj, ndërsa Kombëtaret do të grumbullohen nga java e ardhshme.

Kështu disa nga Kombëtaret evropiane kanë marrë lajme të hidhura nga lëndimet e yjeve të saja.

Dy Përfaqësueset më të prekura nga lëndimet janë Italia dhe Anglia.

Për anglezët nuk do të jenë të pranishëm në EURO 2016, Dany Welbeck, Alex Oxlade Chamberlain, Jordan Henderson dhe Luke Shaw për shkak të lëndimeve.

Ndërkohë ‘Azzurrët’, kanë humbur dy nga mesfushorët e tyre më të mirë, Claudio Marchision dhe Marco Verrattin si dhe portierin e talentuar Mattia Perin.

Mungesë të rëndësishme ka edhe Belgjika që do të jetë pa kapitenin Vincent Kompany, si dhe Gjermania pa Ilkay Gundoganin.

Franca do të jetë pa dy mbrojtësit e talentuar, Aymeric Laporte dhe Kurt Zouma, ndërsa ylli tjetër Karim Benzema nuk është grumbulluar për shkak të problemeve me gjyq.

Ndërkohë Kroacia nuk do ta ketë mbrojtësin e Liverpoolit, Dejan Lovren i përjashtuar nga Kombëtarja për shkak se deklaroi se nëse nuk luan rregullisht nuk dëshiron të grumbullohet. /Telegrafi/

1. Dany Welbeck


2. Alex Oclade Chamberlain


3. Luke Shaw


4. Jordan Henderson


5. Claudio Marchisio


6. Marco Verratti


7. Mattia Perin


8. Karim Benzema


9. Aymeric Laporte


10. Kurt Zouma


11. Ilkay Gundogan


12. Dejan Lovren


13. Vincent Kompany

Exit mobile version