Telegrafi

Kërkohet nga gjashtë skuadra, Ajax i vendos çmimin e Mohammed Kudus

Mohammed Kudus ka vendosur të largohet përfundimisht të largohet nga Ajaxi në verën e këtij viti pas tre sezoneve qëndrim në Eredivisie.

Mesfushori ganez ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në Amsterdam dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.

E ardhmja e tij duket në Angli, pasi tre skuadra angleze kanë shprehur interesim për transferimin e tij si Manchester United, Liverpool dhe Newcastle United.

Megjithatë për Kudus interesim kanë shprehur edhe Milan, Juventus dhe Bayern Munich, por dëshira e lojtarit është të luaj në elitën e futbollit anglez.

22-vjeçari i ka njoftuar drejtuesit e Ajaxit se nuk dëshiron të nënshkruajë kontratë të re dhe se në verë dëshiron të bëj një hap para në karrierë.

Lexo po ashtu Ten Hag e bën prioritet transferimin e Kudus në Old Traford

Ajax është pajtuar me këtë fakt dhe tanimë i ka njoftuar skuadrat e interesuara se për ta blerë ganezin duhet paguajnë 40 milionë euro.

Kudus këtë edicion ka zhvilluar 41 ndeshje zyrtare, teksa ka realizuar 18 gola dhe ka asistuar në gashtë të tjerë.

Përveç pozitës si mesfushor qendror, Kudus ka luajtur edhe si mesfushor ofensivë dhe si sulmues i krahut të djathtë. /Telegrafi/