Telegrafi

Katër top klube në garë për Douglas Luiz, Aston Villa pret ofertën më të lartë

Douglas Luiz ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Aston Villën mbrëmjen e së mërkurës kundër Arsenalit.

Mesfushori brazilian shënoi golin e vetëm për Villan në humbjen 2-1 në Emirates Stadium.

24-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës me Aston Villën dhe ka vendosur të largohet për të bërë një hap para në karrierën e tij.

Largimi i tij nga Villa pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme pasi katër top klube evropiane janë vënë pas tij. Chelsea, Arsenal, Atletico Madrid dhe Liverpool janë katër skuadrat që po tentojnë transferimin e Luiz.

Aston Villa është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës për shumën e 20 milionë eurove dhe po pret oferta.

Lexo po ashtu E gjithë ajo që ndodhi në afatin kalimtar veror 2022

Reprezentuesi është pjesë e Aston Villas që nga viti 2019 kur iu bashkua nga Manchester City për shumën e 17 milionë eurove. /Telegrafi/