Site icon Telegrafi

Katër probleme të shpeshta gjinekologjike

(Foto: Pexels)

Si femër, trupi juaj kalon nëpër shumë ndryshime gjatë jetës riprodhuese. Dhe mund të jeni të sigurta se çështjet shëndetësore gjinekologjike do të shfaqen herë pas here.

Disa nga problemet më të shpeshta që mund të hasni gjatë viteve të riprodhimit përfshijnë:

Gjakderdhje e parregullt. Menstruacionet zgjasin mesatarisht rreth pesë ditë. Shumë femra përjetojnë një ditë ‘të rëndë’ gjatë menstruacioneve të tyre, të paraprira dhe të pasuara nga ditë më të lehta. Mund të jetë normale për disa gra që të përjetojnë gjakderdhje më të rëndë – deri në dyfishin e sasisë mesatare – dhe ende të jenë brenda intervalit normal. Por, disa femra mund të kenë gjakderdhje edhe më të rëndë për më shumë ditë me radhë, përveç mpiksjes dhe ngërçeve. Nëse në çdo kohë jeni duke përjetuar gjakderdhje të rëndë, mpiksje ose ngërçe, kontaktoni mjekun tuaj. Trajtimi për gjakderdhje të parregullt gjatë periodave mund të përfshijë barna me recetë ose kirurgji nëse gjakderdhja është e rëndë – shkruan Riverview Health (duke iu referuar artikullit të WomensHealth).

Lexo po ashtu Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni

Infeksionet e mykotike. Infeksionet mykotike vaginale janë një shkak i zakonshëm i acarimit vaginal. Rreth tri nga katër femra do të përjetojnë të paktën një infeksion mykotik gjatë jetës. Këto infeksione shkaktohen nga një rritje e tepërt e qelizave mykotike që normalisht jetojnë në vaginë. Faktorët që zakonisht lidhen me këto infeksione përfshijnë shtatzëninë, diabetin e pakontrolluar dhe përdorimin e kontraceptivëve oralë ose antibiotikëve. Faktorët tjerë përfshijnë spërkatësit e parfumuar për higjienën femërore, agjentët antimikrobikë lokalë dhe veshje me ajrim të dobët dhe të brendshme të ngushta. Për fat të mirë, shumica e infeksioneve mykotike mund të trajtohen me medikamente pa recetë ose me recetë.

Fibroidet e mitrës. Fibroidet e mitrës (që njihen edhe si leiomioma ose thjesht mioma) janë module të muskujve të lëmuara dhe indeve që formohen brenda murit të mitrës. Fibroidet e mitrës nuk janë kanceroze, por mund të shkaktojnë gjakderdhje të tepërt ose të dhimbshme gjatë menstruacioneve, urinim të shpeshtë ose infertilitet. Deri vonë, histerektomia ishte i vetmi trajtim. Tani, megjithatë, mjekët kanë zbuluar se fibroidet mund të mos kërkojnë ndonjë ndërhyrje përtej barnave anti-inflamatore pa recetë ose ilaçeve me recetë për raste më shqetësuese.

Lexo po ashtu Një sëmundje që prek një në dhjetë gra mund të jetë shkaktare e infertilitetit, ndërsa simptomat janë tinëzare

Endometrioza. Në fund të çdo cikli menstrual, gratë kanë periodat e tyre, që janë shkarkimi i endometrit, ose lëngu menstrual, nga brenda mitrës. Ky ind endometrial mund të rritet edhe në pjesën e jashtme të mitrës dhe mund të shpërbëhet dhe të rrjedhë gjak gjatë menstruacioneve. Problemi? Gjaku nga indi i zhvendosur në pjesën e jashtme të mitrës mund të mos ketë vend ku të shkojë, duke shkaktuar që indet përreth të inflamohen ose të fryhen. Inflamacioni mund të prodhojë cikatrikse, të cilat, nga ana tjetër, mund të zhvillohen në lezione ose rritje. Ndërsa trajtimi për endometriozën ka ndryshuar me kalimin e viteve, mjekët tani bien dakord që nëse simptomat janë të lehta, nuk mund të nevojitet asnjë trajtim tjetër përveç ilaçeve për dhimbjen.


Nëse keni dyshime, bisedoni me mjekun tuaj

Këto janë vetëm katër shembuj të problemeve gjinekologjike që përjetojnë femrat. Sigurohuni që të flisni me mjekun tuaj për çdo pyetje ose shqetësim që keni në lidhje me shëndetin riprodhues.


/Telegrafi/

Exit mobile version