Telegrafi

A ka gjasa që Rudiger të kthehet në Serie A?

Mbrojtësi Antonio Rudiger që po kalon formë shumë të mire te Chelsea, nuk ka gjetur ende gjuhën e përbashkët me klubin për të vazhduar kontratën, ndërsa shumë klube janë vënë pas tij. 

Mbrojtësi 28-vjeçar gjerman ka qenë në bisedime me Blutë për një marrëveshje të re për disa muaj tani, por një rinovim i kontratës është ende ‘larg nga arritja’, raporton gazetari Fabrizio Romano.

Meqenëse Rudiger do të jetë i disponueshëm si një lojtar i lirë verën e ardhshme, nëse nuk nënshkruhet një rinovim, atëherë ka gjasa që ai të kthehet në Serie A, me Milanin që është i interesuar për ta marrë.

Qendërmbrojtësi gjerman më parë kaloi dy vjet në Itali me Romën, duke bërë 72 paraqitje në të gjitha garat për Giallorossi përpara se të transferohej te Chelsea në verën e 2017.  Ai la një përshtypje të mira në kryeqytetin italian.

Milani është i interesuar të nënshkruajë me Rudiger si zëvendësues për të dëmtuarin Simon Kjaer, i cili është përjashtuar për pjesën e mbetur të sezonit pasi pësoi një dëmtim në gju, por asgjë serioze nuk ka ndodhur deri më tani.

Sipas Romano, nuk ka pasur bisedime mes përfaqësuesit të lojtarit dhe Milanit.

Mediat italiane shkruajnë se edhe Juventusi po monitoron 28-vjeçarin, por as këta të fundit nuk kanë vendosur kontakte mes dy palëve.

Real Madrid aktualisht është duke udhëhequr garën për të nënshkruar me mbrojtësin 28-vjeçar gjerman, por buxheti i tyre i pagave mund të jetë pak i kufizuar nëse ata arrijnë marrëveshje me Kylian Mbappen nga Paris Saint-Germain. /Telegrafi/