Site icon Telegrafi

Ka dëshpëruar me paraqitjet e tij, Arsenali e nxjerr në shitje Ozilin

Mesut Ozil. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Mesut Ozil duket se do të largohet nga Arsenali gjatë këtij afati kalimtar veror.

Mesfushori gjerman nuk ka qenë në formën e tij më të mirë çka ka dëshpëruar tifozët dhe drejtuesit e Arsenalit.

Ozil ka luajtur në 35 ndeshje këtë edicion, ku nuk ka arritur të shënojë më shumë se gjashtë gola në të gjitha garat dhe të dhurojë vetëm tre asistime.

Topçinjtë janë gati ta nxjerrin në shitje atë pasi nuk duan ta mbajnë në skuadër pas paraqitjes së dobët këtë edicion.

Mesut Ozil. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Ekipi londinez synon që të fitojë rreth 40 milionë euro nga shitja e mesfushorit turko-gjerman.

Paris Saint Germain dhe RB Leipzig janë dy skuadrat evropiane që kanë shprehur interesim për Ozilin.

Por nuk përjashtohet mundësia që Ozil të rikthehet edhe në vendlindjen e tij Turqi, ku Besiktas, Galatasaray e Fenerbahce po i kërkojnë shërbimet e tij.

Kujtojmë që Ozil iu bashkua Arsenalit në verën e vitit 2013 dhe ka kontratë me Topçinjtë deri në vitin 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version