Site icon Telegrafi

Juventusi tenton të përfitojë nga sanksionet ndaj Chelseat – piketon tre lojtarë

Kaosi që ka goditur Chelsean ditët e fundit ka ngjallur interesin e disa klubeve evropiane për të përfituar nga kjo situatë, përfshirë edhe Juventusin.

The Blues nuk mund të kryejnë shitje të lojtarëve, por situata do të ndryshonte sapo të finalizohej shitja e klubit me Zonjën e Vjetër që ka shënjestëruar Jorginhon dhe Emerson Palmierin.

Ish-lojtari i Napolit ka një kontratë deri në vitin 2023, një vlerësim rreth 45 milionë euro dhe një pagë 6,8 milionë në sezon. Paga mund të ulet dhe do të ishte më e lhetë për ekipin italian që ta realizojë operacionin.

Lexo po ashtu Chelsea përballet me një eksod të lojtarëve, pas sanksioneve nga Mbretëria e Bashkuar

Lojtari tjetër është Emerson Palmieri që është në huazim te Lyon. Edhe atij i skadon kontrata në vitin 2023, merr një pagë prej katër milionë e 600 mijë euro në sezon.

Nuk duhet harruar dhe Antonio Rudigerin, i cili lirohet nga kontrata në qershor edhe gjermani mund të bëhet një objektiv për Biankonerët, pasi shikohet si përforcim adekuat të Chiellinit dhe Bonuccit.

Me këto transferime, Juventusi do të rikthehej fuqishëm në garën për titullin e Serie A, por edhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version