Juventusi e ka tejkaluar shifrën e një milion fanellave të shitura dhe kjo falë ardhjes së Cristiano Ronaldos nga Real Madrid në verën e vitit 2018.
Si rezultat i kësaj, Bianconerët përfshihen në 10 top klubet të botës, kur bëhet fjalë për fanellat e shitura , në listën e përpiluar nga Euroamericas për sezonin 2018/19.
Nuk ka dyshim se ardhja e CR7 e ka përmirësuar klubin në çdo aspekt, nga rritja e të ardhurave deri tek vëmendja e madhe që sulmuesi portugez i sjell në klub javën e kaluar.
Klubi nga Torino është i vetmi klub nga Serie A në listë. Manchester City, PSG, Borussia Dortmund dhe Chelsea, janë nga pozita gjashtë e lartë, ku nuk e kalojnë shifrën e 2 milionë fanellave.
Barcelona është e pesta, ndërsa Real Madridi është i katërti.
Në podium janë Bayern Munich i treti, Liverpooli i dyti, ndërsa me afërisht 5 milionë fanella të shitura, Manchester United është lider në këtë drejtim.
10- Juventus: 1.315.000 fanella të shitura
9- Manchester City: 1.476.000 fanella të shitura
8- PSG: 1.522.000 fanella të shitura
7- Borussia Dortmund: 1.698.000 fanella të shitura
6- Chelsea: 1.911.000 fanella të shitura
5- Barcelona: 2.755.000 fanella të shitura
4- Real Madrid: 2.920.000 fanella të shitura
3- Bayern Munich: 3.475.000 fanella të shitura
2- Liverpool: 3.943.000 fanella të shitura
1- Manchester United: 4.950.000 fanella të shitura
/Telegrafi/