Juventusi ende nuk ka rënë dakord për një rinovim me Alex Sandron dhe mediat raportojnë se italianë janë duke e konsideruar Marcelon ose Jordi Alban për ta zëvendësuar atë.
Klubi italian po mendon për ndryshime në repartin e mbrojtjes apo më saktë në krahun e majtë të këtij reparti.
Alex Sandro u lidh shumë me Chelsean në verën e vitit 2017 dhe Manchester Unitedi këtë vit.
Në të dy rastet ai qëndroi me Bianconerët, por përkundër bisedimeve të shpeshta për një rinovim, nuk ka pasur asnjë marrëveshje mes lojtarit dhe klubit.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, negociatat janë ngadalësuar tash e disa kohë dhe Juve po vlerëson alternativat e mundshme.
Ëndrra e Zonjës së Vjetër do të ishte Marcelo i Real Madridit, i cili ishte i lidhur në verë dhe do të dëshironte të ribashkohej me Cristiano Ronaldon.
Opsioni i dytë është mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, i cili duket se nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij, e cila skadon në vitin 2020.
Alba në të kaluarën ka qenë i lidhur me Manchester Unitedin, por në fund asnjë lëvizje nuk u materializua. /Telegrafi/