Site icon Telegrafi

Juventusi blen dy super-mbrojtës me paratë nga shitja e Sandros?

Juventusi dhe Alex Sandro janë të gatshëm të pranojnë ofertën e Chelseat prej 70 milionë eurove, duke investuar tani ato para në mbrojtësit italian, Matteo Darmian dhe Mattia De Sciglio.

Sipas gazetës Corriere della Sera, propozimi origjinal prej 60 milionë euro ishte joshës, por një ofertë në rritje prej 70 milionë eurove do të ndikonte në të vërtetë.

Lexo po ashtu Alex Sandro pranon ofertën e Chelseat?

Bardhezinjtë kanë paguar 26 milionë euro për mbrojtësin e majtë dy vjet më parë, kështu që do të bënin një fitim masiv.

Ka tashmë plane për të ri-investuar në dy mbrojtës të rinj anësor me karakteristika shumë të ngjashme, pasi të dy italianët, Darmian dhe De Sciglio mund të luajnë në të dy krahët, në të djathtë ose në të majtë.

Darmian e De Sciglio janë pjesë e përhershme e kombëtares italiane

Manchester Unitedi ka vendosur një çmim prej 18 milionë eurove në Darmian, ndërsa De Sciglio ka njoftuar Milanin se nuk dëshiron të nënshkruajë një kontratë të re kur marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor 2018 dhe italiani besohet se mund të transferohet për rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version