Georginio Wijnaldum do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij edicioni.
Mesfushori holandez është futur në vitin e fundit të kontratës me The Reds dhe nuk ka pranuar vazhdimin.
Kampioni në fuqi i Anglisë i ka ofruar vazhdimin e bashkëpunimit, por Wijnaldum dëshiron një aventurë të re.
E ardhmja e holandezit është në Spanjë ose Itali, pasi nga La Liga dhe Serie A ka oferta të rëndësishme.
Barcelona prej kohësh e kërkon transferimin e tij në Camp Nou, derisa Interi në Giuzeppe Meazza.
Por së fundmi garës për të nënshkruar me holandezin i është futur edhe kampioni në fuqi i Italisë, Juventus.
Zonja e Vjetër kërkon ta përforcojë mesfushën dhe Wijnaldum shihet si lojtari ideal për këtë reapart.
Interesimi i madh i ekipeve të mëdha evropiane për lojtarin është për faktin se ai mund t’iu bashkohet si transferim i lirë.
Megjithatë 30-vjeçari kërkon një pagë mbi shtatë milionë euro në sezon nga skuadra e re. /Telegrafi/