Telegrafi

Juve pas pesë brazilianëve, dy prej tyre luajnë në top-klube

Juventusi është duke i monitoruar pesë brazilianë, mes tyre Oscar dhe Danilo.

Tuttosport njofton se mesfushori i Chelseat vazhdon të jetë në planet e Massimiliano Allegrit, i cili e ka përfshirë edhe në bisedimet për vazhdimin e kontratës së tij.

Mbrojtësi i Real Madridit mendohet si opsion për përforcimin e krahut të djathtë të mbrojtjes, nëse ai vendos të largohet nga Los Blancos.

Gazeta njofton se Juve është shumë pranë shërbimeve të talentit të Corinthians, Matheus Pereira. Përkundër interesimeve nga Barcelona dhe Real Madridit, 18-vjeçarit thuhet se e ka zgjedhur Zonjën e Vjetër.

Shënjestrat tjera janë: anësori 19-vjeçar i Palmeiras, Gabriel Jesus dhe mesfushori i Gremios, Walace, i cili ka deklaruar se është i lumtur për këtë interesim. /Telegrafi/