Telegrafi

Juve në prag të angazhimit të Sarrit, por pret përgjigjen e Pochettinos

Juventusi ka arritur marrëveshje me Maurizio Sarrin, por është duke e pritur vendimin e Mauricio Pochettinos – raporton Calciomercato.com.

Marrëveshja thuhet se është nënshkruar për gjashtë milionë euro në sezon, por Chelsea dhe trajneri italian ende nuk kanë arritur një marrëveshje për t’i ndarë rrugët.

Në këto rrethana, Juve është i interesuar edhe në angazhimin e Jurgen Kloppit dhe Pochettinos dhe është në pritje për vendimin e Tottenham Hotspurit pas finales së Ligës së Kampionëve për argjentinasin.

Mauricio Pochettino (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Zonja e Vjetër me shumë gjasë do ta angazhojë Sarrin si zëvendësues të Massimiliano Allegrit që bëri me dije se po largohet pas pesë vitesh qëndrimi në Torino.

Lexo po ashtu Gjashtë kandidatët për ta zëvendësuar Allegrin te Juventusi

Bianconerët do ta mësojnë vendimin e Chelseat për trajnerin italian, por pas finales së Ligës së Evropës që zhvillohet këtë të mërkure (29 maj) në Baku. /Telegrafi/