Site icon Telegrafi

“Juve e donte Icardin para Higuainit, por ai dëshiron të bëhet Totti i Interit”

Agjentja dhe gruaja e Mauro Icardit, Wanda Nara, e intervistuar nga SportWeeek, ka zbuluar se sulmuesi i Interit ishte zgjidhja e parë e Zonjës së Vjetër, por Mauro dhe Nerazzurrët nuk dëshironin largimin.

Wanda ka thënë se Icardi ëndërron të jetë simbol i Interi, ashtu siç është Francesco Totti për Romë.

“Mauro ëndërron të bëhet një simbol i Interit ashtu siç është Totti për Romën. Dhe është e qartë që edhe unë kam preferuar qëndrimin në Milano: jam shtatzënë, fëmijët janë ambientuar në shkolla. Nuk do të lëvizte vetëm një person, por një familje e madhe”.

Lexo po ashtu Këta janë dhjetë sulmuesit më efikasë në Evropë, kalojnë Messin e Ronalon (Foto)

“Marrëdhëniet me drejtorin sport të Interit? Jemi miq me Ausilion, ashtu siç ishim më parë. Ai është një profesionist i madh. Nuk e di se nga sa para hoqi dorë vetëm që Mauro të qëndroj te Interi, por mund të them që sigurisht se ishin shumë”.

“Juve provoi për Mauron deri dy minuta para mesnatës së ditës kur edhe mbylli marrëveshjen për Higuain. Oferta e Napolit ishte e rëndësishme dhe meritonte respekt. De Laurentiis më propozoi një film. Iu përgjigja me një jo: ku të gjej kohë me pesë fëmijë?”, ka thënë Nara. /Telegrafi/

Exit mobile version