Telegrafi

Joshua i gatshëm të heq dorë nga titujt e tij për t’u përballur me Wilderin ose Furyn: Heqja dorë nga njëri rrip, krijon më shumë histori dhe argëtim

Kampioni botëror i peshave të rënda në katër kategori, Anthony Joshua mezi pret që të përballet me Deontay Wilder ose Tyson Fury në vitin 2020.

Joshua është i gatshëm të heq dorë nga njëri prej titujve të tij nëse ndihmon vendosjen e një ‘lufte’ kundër Wilder ose Fury, pasi britaniku rifitoi rripat e tij në WBA, IBF dhe WBO ndaj Andy Ruiz Jr në Arabinë Saudite muajin e kaluar.

Pas fitores ndaj Ruiz Jr, Joshua u bë edhe një herë u bë njeriu më i kërkuar për meç dhe ndarjen e rripave.

Ai ka sfidues të detyrueshëm në IBF dhe WBO, me Kubrat Pulev dhe Oleksandr Usyk respektivisht që janë duke pritur përballjen me Joshuan.

Lexo po ashtu Pesë kundërshtarët e mundshëm të Joshuas - Nga Wilder te Ruiz

Të dy organet drejtuese kanë urdhëruar anglezin që të luftojë detyrimisht deri në verë, duke kërcënuar se atij do të hiqet rripi i tij nëse ai nuk arrin të përmbushë kërkesën e tyre.

Megjithatë, Joshua me shumë mundësi do të plotësonte kalendarin e tij për vitin 2020, duke vendosur përballjen me njërin nga Wilder ose Fury.

Joshua me katër rripat e tij (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Joshua tani ka treguar një gatishmëri të heq dorë nga rripat e tij për t’i bërë njërën nga këto luftime të mëdha.

“Unë gjithmonë kam thënë që rripat [titujt] nuk më përfaqësojnë. Do të qëndroj si kampion, edhe nëse duhet të heq dorë nga njëri rrip”, ka thënë fillimisht Joshua për Sky Sports.

Lexo po ashtu Frank Warren: Joshua duhet të heq dorë nga titujt dhe të pres për fituesin e super-meçit në mes Wilderit dhe Furyt

“Do të më jepte një mundësi të përballesha me një tjetër kampion bote – Unë kam rrahur katër kampionë botëror në rekordin tim të tanishëm”.

Joshua është gati për luftë ndaj Wilderit ose Furyt (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

“Nëse heq dorë nga njëri rrip, kjo krijon më shumë histori dhe argëtim. Nëse më duhet, do ta heq – por do ta marr përsëri”, përfundoi anglezi.

Wilder dhe Fury përballen me njëri-tjetrin më 22 shkurt në Las Vegas për rripin e WBC pas barazimit të tyre të diskutueshëm dhjetorin e kaluar. /Telegrafi/